Friday, May 10, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMeta për Berishën: Kujtojnë se e kanë izoluar, por e kanë ngjitur...

Meta për Berishën: Kujtojnë se e kanë izoluar, por e kanë ngjitur në podium

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në tubimin poshtë ballkonit të banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në foltore ai është shprehur se Berisha po mbahet në arrest shtëpie pasi ka qenë kundër copëzimit të Kosovës e se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta për të shkatërruar pluralizmin politik të Shqipërisë.

“Oj Serbi murin ta prisha, se më thonë Sali Berisha. Po Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës, se doli kundër shpopullimit të Shqipërisë, se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta dhe te fuqia për të shkatërruar pluralizmin politik.

Ata kujtojnë se e kanë izoluar, por e kanë ndihmuar. I kanë dhënë një podium, më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe zotin, që të flasë më kthjellët. Sali Berisha ka avantazhin që këta puçistët e Ramaformës dhe Ramoviçit e kanë ngjitur lart dhe sheh më kthjellët se ne këtu poshtë.

SPAK apo SKAP nuk guxon t’i përmendë emrin Ramës në dy orë kaloi 17 vendime. Nuk po flas për PPP, për tendera sekret, për hata të tjera, këta mburren dhe thonë se po godasim pandëshkueshmërinë, duke u marrë me Sali Berishën, të cilin ka plot shqiptarë që s’e pëlqejnë, por i cili ka qenë një simbol i integritetit njerëzor dhe shtetëror”, tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME