POLITIKË

Meta reagon për protestën dhe sulmin ndaj Berishës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka folur për protestën e zhvilluar më herët ditën e sotme teksa ka thënë se as shtetrrethimi e as provokimet dhe asnjë lloj pengese nuk e ndali dot manifestimin e shkëlqyer të shqiptarëve të vërtetë evropianë të angazhuar në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë, demokracisë e vlerave perëndimore.

Ai shkroi më tej se shqiptarët i treguan Europës se i përkasin vetëm asaj dhe nuk pajtohen me një regjim mafioz dhe hajdut që u vret shpresat dhe të ardhmen.

Postimi i plotë:

As shtetrrethimi, as provokimet dhe asnjë lloj pengese nuk e ndali dot manifestimin e shkëlqyer të shqiptarëve të vërtetë evropianë të angazhuar në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.
Shqiptarët i treguan qartë Europës se i përkasin vetëm asaj dhe nuk pajtohen me një regjim mafioz dhe hajdut që u vret shpresat dhe të ardhmen!
Për një Shqipëri si gjithë Europa!
LIRI, DEMOKRACI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button