Sunday, June 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMeta shkon në Slloveni dhe gjen mbështetje për Berishën: Synojnë t’i pamundësojnë...

Meta shkon në Slloveni dhe gjen mbështetje për Berishën: Synojnë t’i pamundësojnë përgjegjësitë si lider i PD

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të martë zhvilloi një takim në Slloveni me liderin e Partisë Demokratike atje, Janez Jansha. Meta shkruan ndër të tjera se u fol edhe për situatën e Sali Berishës, ku sipas tij, Jansha theksoi se janë kryer veprime të paligjshme. Ndërkohë më herët, Meta u takua edhe me kryetarin e bashkisë së Lubjanës Zoran Jankoviç.

Postimi i plotë

Kënaqësi e veçantë të pritesha sot në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga Lideri i saj dhe i opozitës, z.Janez Jansha, ish-Kryeministër. Diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

Z.Jansha u interesua për gjendjen e z.Berisha dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që drejtësia të mos përdoret politikisht por të jetë e pavarur. Nga ana ime i shpjegova z.Jansha se veprimet e paligjshme ndaj z.Berisha synojnë t’i pamundësojnë atij të kryejë përgjegjësitë e tij si deputet dhe Lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Shpreha besimin se asnjë masë represive ndaj opozitës nuk do ta ndalë atë në misionin e saj për çkapjen e shtetit dhe rivendosjen e demokracisë funksionale dhe llogaridhënies. Shprehëm besimin se në të ardhmen bilanci tregtar dhe i bashkëpunimit politik midis dy vendeve do të jetë shumë më i lartë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME