Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMeunier thumbon Neymar, përgjigja e brazilianit e lë pa fjalë

Meunier thumbon Neymar, përgjigja e brazilianit e lë pa fjalë

Sezoni i ri është gati të fillojë dhe Paris Saint Germain do të nisë një tjetër fushatë në kërkim të Champions aq shumë të lakmuar, që me gjithë shpenzimet e çmendura të viteve të fundit nuk ka mbërritur kurrë në anët e Parc des Princes.

Neymar duket se është ende në qendër të projektit të parisienëve, edhe pse prania e Messit dhe mbi të gjitha rinovimi i Mbappès dukej se e kishin lënë mënjanë. Pasi kaloi 30 vjeç, shumë pyesin nëse sulmuesi brazilian mund të konsiderohet vërtet një nga lojtarët më të mirë të kësaj epoke. E sipas ish-shokut të skuadrës Thomas Meunier, parabola e O’Ney është në fazën e rënies.

Mbrojtësi belg, i cili ishte shoku i Neymar për 3 vite te Paris Saint Germain përpara se të kalonte te Borussia Dortmund në vitin 2020, bëri disa deklarata për Kicker, disa prej të cilave ishin për brazilianin: “Isha një tifoz i madh i Neymar kur ai luante për Barcelonën”, ka shpjeguar mbrojtësi i krahut. “Remuntada ishte e gjitha merita e tij. Po të isha 10 vjeç, me siguri do të kisha një poster të tij në shtëpi”. Por pastaj vjen edhe goditja: “Por në Paris, nga këndvështrimi im, ai ka humbur magjinë e tij”.

REPLIKA E NEYMAR
Fjalët e ish-shokut të skuadrës definitivisht nuk i kanë pëlqyer Neymar, i cili me një postim në llogarinë në Instagram Voce Sabia Futebol ku citoheshin fjalitë e inkriminuara të Meunier është përgjigjur në mënyrë të thatë, por shumë elokuente: “Ky djalë flet shumë…” , gjykoi ai.

Shigjetimet ndaj Neymar (i cili gjithashtu do të gjykohet në tetor për parregullsi në kalimin e tij nga Santos te Barcelona) vijnë çdo ditë, por tashmë edhe nga i ashtuquajturi “zjarri miqësor”. A do të jetë në gjendje braziliani ta shndërrojë të gjithë këtë në forcë dhe ta çojë PSG-në drejt fitoreve të mëdha duke i mbyllur gojën kritikëve?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME