Ky është djali që i porositi “kostumin” kryebashkiakes Majlinda Bufit te SPAK-u.

Shikojeni mirë këtë fytyrë në foto!
Është Gazmend Boranji, njeriu që fundosi sot Majlinda Bufin.
Një burrë i thjeshtë, punëtor, me duar me kallo nga lodhja dhe nga djersa, ka shkruar në një postim Almer Toska banor i Rroskovecit, në rrjetin social facebook.
Më poshtë shkruan se : Një familjar që mban mbi shpinë peshën e jetës, por nuk ul kokën para askujt.
Dhe pikërisht ky njeri i heshtur, i varfër, i pambrojtur…
është ai që – me denoncimin e tij – e çoi Majlinda Bufin përpara drejtësisë.
Është ai që sot e ka cuar përballë SPAK-ut, dhe e ulur ka në bankën e të pandehurve.
Gazmendi nuk kishte pushtet.
Nuk kishte parti.
Nuk kishte asnjë mburojë.
Vetëm zërin e tij, dhimbjen e tij, të vërtetën e tij.
Ai u kërcënua, u shantazhua, iu prek buka e fëmijëve por ai nuk u thye. Nuk bëri mbrapa.
Kur iu kërkua të heshtte, ai zgjodhi të fliste.
Kur iu vu trysnia e karriges, ai u mbështet te drejtësia.
Dorëzoi provat, i çoi te Piranjat, i çoi në SPAK… dhe rrugën nuk e ktheu pas.
Kështu rrëzohet një pushtet: jo me miliona, por me zërin e një njeriu të vetëm.
Kështu thyhet arroganca: jo nga të fortët, por nga një hallexhi i ndershëm.
Kështu fitohet drejtësia: jo me premtime, por me guximin e atij që nuk ka asgjë përveç së vërtetës.
Gazmend Boranji nuk është thjesht një qytetar.
Sot ai është simbol.
Simbol i atyre që janë shtypur, të kërcënuar, të varfër, por kurrë të nënshtruar.
Simbol i asaj fjale të madhe popullore:
“I drejti nuk humb, edhe kur bie në gjunjë.”
Dhe sot, kur SPAK e ka dërguar çështjen në gjykatë, koha po vërteton një gjë:
Kur flet populli, drejtësia dëgjon.
Kur ngrihet një njeri i thjeshtë, shembet arroganca e të pushtetshmëve.









