Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Milionerja” e inceneratorëve: M’i bllokuaN ato pak lekë që kisha, nuk operoj...

“Milionerja” e inceneratorëve: M’i bllokuaN ato pak lekë që kisha, nuk operoj dotë as sytë

Haxhire Gurakuqi, është 90-vjeçarja që e gjeti veten pa kuptuar si pronare multimilionere nga afera e inceneratorëve.

Po çfarë ka ndodhur këto kohë me të? Në Ditën Botërore të të Moshuarve, News24 u takua me Haxhirenë.

90-vjeçarja rrëfeu se kishte depozituar në bankë një shumë prej rreth 600 euro që i duheshin për operimin e syve, por tashmë nuk mundet t’i tërheqë. Në një intervistë për Neës24 nga shtëpia e të moshuarve ku është strehuar, ajo i kërkon “lekët që të mund të bëjë operimin”, duke shtuar se “Rama më ka bërë biznesmenë, por nëse do ishte ashtu nuk vija këtu, blija një pallat”.

“Edi Rama më ka bërë biznesmene. Nëse do ishte ashtu nuk vija këtu, blija një pallat. Kërkova një banesë sociale, nuk ma dhanë Bashkia. Kisha disa lekë dhe 600 e ca euro, i futa në dhe, i mbulova kisha frikë mos i vidhnin. Më mirë të mi kishte vjedhur ndonjë i varfër, jo qeveria. Shkova mora lekët dhe i futa në bankë. Të më japin lekët, të operoj sytë, të mos shoh errësirë”, tha 90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi, “milionerja” e inceneratorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME