Tuesday, May 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMjekësia në Fier, vdis pa të shërohesh. (vidio)

Mjekësia në Fier, vdis pa të shërohesh. (vidio)

Poliklinika Fier, radhë të gjata për tek mjeku specialist, por radhe deri në 100 ditë pritje për të kryer analizat në shtet.

Qytetarë të ndryshëm që kanë probleme shëndetësore ndeshen cdo dite me probleme nga më të ndryshme në poliklinikën qëndrore të këtij qyteti.

Radhë të gjata për tek mjeku specialist, por radhë pritje deri 100 ditë për të kryer analizat në shtet, për të mos thënë që ka dhe mungesë mjekësh specialistë.

Pacientë të ndryshëm pas daljes nga ky institucion thonë se do kryente analizat ne shtet. Shteti kryen analiza, por ka radhë pritje më thanë për më fund të nëndorit, thonë një pacient ndërsa një tjetër thotë se nuk ka mjek specialist urolog, vdis njëherë pa të shërohesh, thotë ai.

Për të marr një mendim mjeku specialist apo person përgjegjës grupi i xhirimit të syri tv nuk u lejua të filmonte në ambjente të brendëshme sepse duhej leje nga personi përgjegjës kur dihet shumë mirë që paguhen me taksat e qytetarëve e duhet t’u përgjigjen atyre

E në kushte të tilla kur sigurime shoqërore paguhen, shteti jep tendera për kompani koçensionare , institucionet shtetërore ruhen me polici private dhe askush nga personat e këtyre institucioneve nuk jep asnjë sqarim per qytetarët hallexhinjë që presin më radha shërbimin e paguar, kjo është mjekësia falas, ka thënë keyeministri Rama/ALB365/Syri tv

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME