Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËMjerimi dhe delegjitimimi total i Gjykatës Kushtetuese, që qëllimisht nuk gjykon!

Mjerimi dhe delegjitimimi total i Gjykatës Kushtetuese, që qëllimisht nuk gjykon!

Nga Petrit Vasili – Gjykata Kushtetuese pak dite me pare perseri nuk pranoi nje kerkese te nje grupi deputetesh, qe paditen Kuvendin per refuzimin e kerkeses per ngritjen e nje komisioni hetimor per zbatimin e ligjit per investimet strategjike.

I vetmi lajm pozitiv ishte qe dy gjykatese kushtetuese Xhaferllari dhe Bejtja kundershtuan me nje argumentim ligjor shume solid vendimin ashtu si edhe ne raste te tjera.

A eshte sot Gjykata Kushtetuese legjitime per te mbrojtur Kushtetuten e Shqiperise?

E vendosur qarte ne shumicen e saj krah Qeverise dhe kunder interesit publik Gjykata Kushtetuese po deligjitimohet me shpejtesi marramendese.

Ajo po i shmanget me qellim detyrimit per te gjykuar çeshtje shume sensitive duke perdorur argumentin e gjoja moslegjitimimit te paleve kerkuese.

Ky bunker ku eshte strukur Gjykata Kushtetuese eshte perdorimi i nje mediokriteti vulgar juridik te porositur nga qeveria, e cila ka qene dhe eshte nen akuze per shume ceshtje teper te renda.

Gjykata Kushtetuese, qe me te njejtin arsyetim qesharak te moslegjitimitetit ose te kerkuesit apo edhe te vetvetes i eshte fshehur gjykimit per legjitimitetin e zgjedhjeve lokale 2019, te vendimarrjes se cilesuar te pushtetit lokal, te ligjit per strehimin social, te ligjit per Korporaten e Investimeve, te nismes per komision hetimor per investimet strategjike etj.

Pra kjo Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur me urdher politik qe te mos gjykoje!

Si e tille legjitimiteti i saj per te mbrojtur Kushtetuten eshte thermuar krejt.

Ajo eshte kthyer nd nje institucion pa asnje autoritet, me nivel profesional qesharak te vendimeve te saj dhe nje mbrojtese e verber e aferave politiko financiare te qeverise.

Kjo Gjykata Kushtetuese eshte vite dritë larg Gjykatave Kushtetuese te meparshme ne çdo pikpamje.

Per kete Gjykate as Deputetet, as Shoqatat, as Partite, as bisnesi nuk jane legjitime qe ti drejtohen asaj per nismat ligjore mafioze te qeverise.

Pra sipas arsyetimeve mizerabël te saj askush nuk duhet ti drejtohet kesaj Gjykate per te kontestuar qeverine.

Nje Gjykate Kushtetuese e tille eshte nje legjitimuese e shkeljes se dhunshme te Kushtetutes dhe jo mbrojtese e saj.

Kjo Gjykate Kushtetuese eshte mbrojtese e cenimit shume te rende te interesit publik dhe jo gjykuese e rrepte e fajtoreve, qe shkelin dhe shkaterrojne interesin publik.

Realisht sot nuk kemi Gjykate Kushtetuese, por nje klub rilindas, qe telekomandohet turperisht nga ndertesa e Qeverise perkarshi saj.

Shqiptaret e shohin me perbuzje se si keta gjykates paguhen me taksat e tyre vetem per te vegjetuar e vendosur gjithmone ne favor te qeverise.

Ndaj kjo Gjykate dhe keta gjykates, ku shumica e tyre nuk gjykojne, s’jane as me shume dhe as me pak se ca patronazhiste rilindas te strehuar ne te ashtuquajturen Gjykata Kushtetuese e Shqiperise.

Pra na mbetet veç te themi: “Ndjese paste na ishte dikur nje Gjykate Kushtetuese se e sotmja na la”!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME