Tuesday, December 5, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAMomentet e arrestimit të Donald Trump (fotot)

Momentet e arrestimit të Donald Trump (fotot)

Donald Trump u bë këtë të martë ish-presidenti i parë amerikan që arrestohet për akuza penale. Ai ka dalë tashmë përpara Gjykatës Penale të Manhattanit për akuza penale që thuhet se kanë të bëjnë me pagesat e parave të bëra ndaj yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels në vitin 2016 që ajo të heshte për aferën seksuale që kishin pasur mes tyre.

Trump u largua nga shtëpia e tij në Trump Tower pak pas orës 13:00 me orën lokale. Ai ua bëri me dorë kamerave që e prisnin në hyrje.


Donald Trump leaves Trump Tower

Më pas ngriti një grusht, përpara se të hipte në makinën e tij.

Donald Trump leaves Trump Tower

U deshën vetëm disa minuta që autokolona e ish-presidentit të bënte 6.4 km me makinë nga shtëpia e tij në Kullën Trump deri në Gjykatën Penale të Manhatanit. Gjatë udhëtimit, ai shkroi në uebsajtin e tij të mediave sociale:

“Duket kaq SUREALE. WOW, ata do të më ARRESTOJNË”.

Donald Trump leaves Trump Tower

Trump doli fillimisht përpara një prokurori i cili e ka vënë në dijeni për akuzat. Në këto momente ai konsiderohet një person nën arrest.

Më pas ai u pa duke hyrë në sallën e gjyqit. 

Trump walks to courtroom

Për shkak të marrëveshjes që avokatët e tij kanë bërë me gjykatën ai ka dalë menjëherë para gjykatës e cila do të vendosë për masën e arrestit.

Close up image of Trump entering the courtroom

Ai është njohur për 34 akuza penale. Vetë Trump ka thënë para gjykatës se është i pafajshëm.

Me shumë mundësi Donald Trump do të gjykohet në gjendje të lirë. Mediat raportojnë se gjatë kësaj kohe atij nuk i janë vënë prangat dhe se nuk është e qartë nëse i janë marrë shenjat e gishtave siç ndodh me çdo të arrestuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME