AKTUALITET

Moti i keq godet Gjirokastrën, reshjet dhe erërat e forta shkaktojnë probleme

Prej disa ditësh, qarku i Gjirokastrës po përballet me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.

Si pasojë e motit të keq, inertet kanë pushtuar rrugët kryesore dhe ato të brendshme të qytetit, ndërsa bllokimi i pusetave kulluese vijon të mbetet një nga shqetësimet kryesore. Në disa segmente rrugore është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm po shkakton dëme edhe në sektorin e bujqësisë. Erërat e forta kanë dëmtuar prodhimet bujqësore, duke rrëzuar fruta nga pemët dhe duke dëmtuar kultura të ndryshme, çka pritet të sjellë humbje të konsiderueshme për fermerët e zonës.

Banorët dhe fermerët shprehen të shqetësuar, ndërsa nëse kushtet atmosferike vijojnë me të njëjtin intensitet edhe në ditët në vijim, dëmet në infrastrukturë dhe në bujqësi mund të jenë edhe më të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button