Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMotrat binjake të apasionuara pas teknologjisë së informacionit janë shpallur fituese të...

Motrat binjake të apasionuara pas teknologjisë së informacionit janë shpallur fituese të NASA Space Apps Challenge 2022

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu shkruan në facebook: “Ju prezantojmë me nxënësit e talentuar në teknologji informacioni, aktrim, art pamor dhe sporte të gjimnazit “Ismail Qemali“ në Tiranë.

Ersa dhe Eda Rrushi, motrat binjake të apasionuara pas teknologjisë së informacionit, robotikës dhe STEM, janë shpallur fituese të NASA Space Apps Challenge 2022 dhe fituese të vendit të tretë në EU CodeWeek Hackathon Albania 2023. Gjithashtu janë fituese të çmimit Social Media në TEMASEK dhe çmimit Women in STEM Awards.

🌟Elios Veliu, me rezultate të larta në mësime, fitues i vendit të dytë në Olimpiadën Kombëtare të Biologjisë.

🌟Dea Hoxha, me rezultate të larta në mësime, fituese e vendit të dytë në Olimpiadën Kombëtare të Gjeografisë.

🌟Ledja Dushku, fituese e Olimpiadës Multimediale Media-Show 2023 Melfi në Itali.

🌟Mishel Metalla, me prirje në lëndën e letërsisë, fituese e çmimit punimi artistik më i arrirë në programin edukativ “Mbresa” 2022-2023.

🌟Klearms Allaraj, fitues në Art-Pamor dhe stilim në Art-Fest 2023.

🌟Arjon Pulleja, i talentuar në fushën e aktrimit, fitues i vendit të parë si aktor protagonist në TK Rin-Art.

🌟Kevi Gjergji, talent në basketboll, pjesë e skuadrës kampion në basketboll për U-16, Tiranë 2023.

🌟Olta Xhaja, fituese e vendit të tretë në sportin e peshëngritjes për U-19, Tiranë 2023.

🌟Medina Domi, talent në sportin e volejbollit, pjesë e skuadrës kampione volejbolli për U-20, Tiranë 2023.

🌟Viki Zalla, vrapuese e shpallur fituese e vendit të tretë në Kross TEYC 2023.

🌟Aljon Lika, i talentuar në sportin e notit, fitues i kampionatit të notit në Kampin Sarandë.

🌟Remion Xhaferri, pjesë e skuadrës fituese kampion volejbolli për U-21, Tirana 2023.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME