Monday, June 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMuharrem Saliu, shqiptari i parë që kandidon për eurodeputet

Muharrem Saliu, shqiptari i parë që kandidon për eurodeputet

Shqiptarët historikisht kanë pasur probleme me përfaqësimin në arenën ndërkombëtare. Figurat nuk kanë munguar, por dakordësia po. Plaga më e madhe e vendit tonë është Konferenca e Londrës e vitit 1913, ku humbëm 40% të territoreve për shkak të pafuqisë për t’u dëgjuar nga fuqitë e mëdha.

Sot kur kanë kaluar më shumë se 100 vite situata duket shumë më ndryshe. Ky shekull duket se do të jetë i shqiptarëve! Kemi dy kryeministra shqiptarë në Ballkan, po ashtu shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut janë faktorë të stabilitetit politik në këto vende. Pa harruar shkenctarët,sportistët e artistë me origjinë shqiptare që kanë ndikim botëror.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve pozitive një lajm i bukur na vjen përtej Adriatikut, në Italinë fqinje. Muharrem Saliu është kandidati i parë shqiptar që synon Parlamentin Europian. Biznesmeni i njohur, me origjinë nga Medvegja, ka arritur të sigurojë kandidaturën nën siglën e koalicionit ‘Stati Uniti d’Europa’.

‘Kam vendosur të kandidoj pas një ekperience të gjatë në partitë politike. Kam qenë shumë aktiv prej vitesh në Itali, por dhe në vende të tjera. Kam kontribuar dhe në Medvegjë, duke qenë se jam shqiptari Serbisë.

‘Mendoj se mund të fitoj nëse shqiptarët më japin mbështetje të madhe. Besoj se mund t’ia dal mbanë dhe të jem një zë mjaft i rëndësishëm për ta.

‘Na duhen 30 mijë vota dhe besoj se mund t’i arrij. Kemi nevojë për përfaqësim dhe ska më mire se unë të zgjidhem, pasi për të gjithë ne është një hap shumë pozitiv’, thotë ai ndër të tjera.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME