Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMurtaja afrikane/ Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave

Murtaja afrikane/ Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave

Shqipëria ka ndalur importet e derrave nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danimarka, Holanda dhe Belgjika. Ky vendim është marrë pasi në këto vende janë zbuluar raste të infektimeve të kafshëvë me sëmundjen e “Murtajës Afrikane”. Ende nuk dihet se sa gjatë do të zgjasë ky vendim pasi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk e ka përcaktuar.

Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera. Për shkak të sëmundjes së influencës aviare, nga Italia, Bullgaria dhe Gjermania është vendosur edhe bllokimi i importeve të shpendëve të gjallë dhe mishit të tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME