Aktori i “Sex and the City”, Eddie Driscoll, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje me kancerin.
Eddie Driscoll luajti në shumë seriale të njohur, duke përfshirë Desperate Housewives, The Last Ship dhe CSI: Miami.
Sipas Hollywood Reporter, Eddie Driscoll vdiq nga një emboli pulmonare pasi luftoi me kancerin në stomak.
Aktori u shfaq në një episod të ‘Sex and the City’ në vitin 2000, ku ai luajti Fendi Man. Ai gjithashtu u shfaq në një episod të ‘Mad Men’ në 2014 dhe serialin e dashur dramatik 24 në 2007.
Eddie Driscoll ishte më i njohur për rolin e tij në The Last Ship, ku luajti Randall Croft. Ai u shfaq në shtatë episode të serialit në vitin 2016.
Ndër të tjera, ai është shfaqur në Entourage, LA Noire, Days of Our Lives dhe Outlaw.