Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJINdalohet muzika në platformat sociale të Mark Zuckerberg

Ndalohet muzika në platformat sociale të Mark Zuckerberg

“Fatkeqësisht ne nuk ishim në gjendje të rinovonim marrëveshjen tonë të licencimit me Siae”. Deklaroi, një zëdhënës i Meta. Çfarë do të nënkuptojë e gjithë kjo? Ndalesa në muzikë në të gjitha platformat sociale të Mark Zuckerberg.

“Mbrojtja e të drejtave të autorit të kompozitorëve dhe artistëve është prioritet për ne dhe për këtë, duke filluar nga sot do të fillojmë procedurën për heqjen e këngëve nga repertori Siae në bibliotekën tonë muzikore. Ne besojmë se është një vlerë për të gjithë industrinë e muzikës që t’i lejojë njerëzit të ndajnë dhe të lidhen në platformat tona duke përdorur muzikën që ata duan. Ne kemi marrëveshje licencimi në mbi 150 vende të botës, do të vazhdojmë të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje me Siae që të kënaqë të gjitha palët”.

Në fakt, gjiganti amerikan njoftoi pak ditë më parë se duhej të zbatonte një tjetër shkurtim prej 10,000 punonjësish dhe se integrimi i NFT-ve do të hiqet nga Facebook dhe Instagram, siç shkroi në Twitter nga Stephane Kasriel, Shefi i Tregtisë dhe Teknologjive Financiare të Meta.

“Ne po reduktojmë mbështetjen për koleksionet dixhitale (NFT) për t’u fokusuar në mënyra të tjera se si mund të ndihmojmë krijuesit, njerëzit dhe bizneset. Ne kemi mësuar shumë gjatë muajve të fundit dhe duam të krijojmë mundësi të reja për njerëzit dhe bizneset në aplikacionet tona, si tani ashtu edhe në metaverse.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME