Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNdërron jetë xhaxhai i Alda Klosit, familjarët mohojnë 120 mijë eurot

Ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit, familjarët mohojnë 120 mijë eurot

Ka ndërruar jetë jetë pas përballjes me një sëmundje të rëndë xhaxhai i Alda Klosit, Ylli Çika. Ish shefja e kabinetit në Ministrinë e Rindërtimit ka pretenduar para hetuesve se paratë që i vodhi pastruesja Rozeta Dobi, ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij.

Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë”– ka thënë Klosi kur iu zbuluan paratë.

‘A2 CNN’ shkruan se familja e Çikës ish-kirurg dentar, nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Klosit në polici dhe prokurori, ndërsa kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.

Prokurorja Mirela Zavalani tha për ‘A2 CNN’ se dosja vijon të jetë në hetim dhe se prokuroria ende nuk ka dalë në një konkluzion sa u përket deklarimeve të ish-zyrtares. Pas njoftimit të policisë nga vajza e saj se shtëpia e marrë me qira ishte vjedhur, Alda Klosi tha në polici se kishin marrë 120 mijë euro dhe disa sende me vlerë.

Pas arrestimit të sanitares dhe djalit të saj, policia gjeti në shtëpinë e familjes Dobi dhe 400 mijë euro të tjera të fshehura në tubin e aspirimit. Vetë Rozeta Dobi tha se paratë i kishte marrë në shtëpinë e Klosit, ndërsa saga e pronësisë së 400 mijë eurove vijon të mbetet mister.

Vjedhja e shtëpisë së ish-zyrtares Alda Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e saj, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por njëjtë si zyrtarët, nuk dinë të thonë se kujt i përkasin 400 mijë eurot.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME