Fshatrat gjatë aksit rrugor Levan-Tepelenë kanë mungesë të theksuar investimesh. Në fshatin Gorishovë është vendosur një tabelë punimesh, por banorët pohojnë se nuk ka pasur punime dhe rrugët janë totalisht të amortizuara.
Banorët e fshatit Gorishovë tregojnë se tabela që tregon se kryhen punime është e rreme, ndërsa rruga është e pakalueshme, për shkak të mungesës së investimeve.
Ata tregojnë se rrugët janë të amortizuara, gjë që ka kosto edhe në automjetet e tyre, të cilat dëmtohen nga infrastruktura e munguar.
Edhe pse në zonë, premtimet elektorale janë të shumta, nuk është vënë asnjëherë dorë për ta ndryshuar situatën e mbi 600 banorëve.