Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNë Levan - Tepelenë, tabelë e rremë, banorët: Nuk ka investime ...

Në Levan – Tepelenë, tabelë e rremë, banorët: Nuk ka investime (vidio)

Fshatrat gjatë aksit rrugor Levan-Tepelenë kanë mungesë të theksuar investimesh. Në fshatin Gorishovë është vendosur një tabelë punimesh, por banorët pohojnë se nuk ka pasur punime dhe rrugët janë totalisht të amortizuara.

Banorët e fshatit Gorishovë tregojnë se tabela që tregon se kryhen punime është e rreme, ndërsa rruga është e pakalueshme, për shkak të mungesës së investimeve.

Ata tregojnë se rrugët janë të amortizuara, gjë që ka kosto edhe në automjetet e tyre, të cilat dëmtohen nga infrastruktura e munguar.

Edhe pse në zonë, premtimet elektorale janë të shumta, nuk është vënë asnjëherë dorë për ta ndryshuar situatën e mbi 600 banorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME