Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTANë takim me një vajzë/ Arrestohet në Francë bosi i mafias italiane

Në takim me një vajzë/ Arrestohet në Francë bosi i mafias italiane

Marco Raduano, i konsideruar si bosi i një klani të mafias në Itali është kapur në Francë. Fiks një vit më parë ai u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Sardenja. Raduano mundi të arratiset duke u zbritur nga muri i burgut me çarçafë të bërë nyje.

Ai konsiderohej si një nga 3 italianët e përfshirë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm të pranishëm në faqen e Europolit. Interesante është edhe mënyra se si ai u vu në pranga. “Bosi i Viestes” u kap të enjten e 1 shkurtit kur ndodhej në një restorant elegant në Bastia të Korsikës me një vajzë.

Ai u kap nga karabinierët e ROS, e njëjta njësi që arrestoi Matteo Messina Denaro. Marco Raduano konsiderohet të jetë në krye të klanit me të njëjtin emër që menaxhon punët e paligjshme në Gargano në Vieste dhe është i lidhur me banda të tjera. Ai akuzohet për vrasje, trafik droge dhe zhvatje.

I njohur në qarqet e botës së krimit si “Pallone” apo “Woolrich”, 31 tetorin e kaluar ai u dënua me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për vrasjet e Omar Trotta, në 27 korrik 2017 dhe Giuseppe Silvestri në 21 mars 2017, në Monte Sant’Angelo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME