Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAMiku i Ramës dorëhiqet nga qeveria italiane, akuzohet për vjedhje pikturash

Miku i Ramës dorëhiqet nga qeveria italiane, akuzohet për vjedhje pikturash

Vittorio Sgarbi dha sot dorëheqjen nga detyra e tij si nënsekretar i ministrisë së Kulturës në qeverinë italiane. Ndaj tij ka nisur një hetim për vjedhjen e një pikture që u shpall e zhdukur në 2013-ën. Sgarbi është një emër mjaft popullor në politikën italiane dhe mjaft i lidhur edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama me të cilin edhe kanë bashkëpunuar në aktivitete kulturore. Sgarbi ka qenë disa herë mik i Ramës gjatë pushimeve të verës në bregdetin e jugut shqiptar.

Gjatë deklaratës së dorëheqjes në Milano ai i mohoi akuzat, por tha se po largohej për të shmangur çdolloj konflikti interesi në hetimet që po kryhen. Prokurorët po hetojnë mbi akuzat se Sgarbi, një kritik i njohur arti, vodhi dhe modifikoi një pikturë të shekullit të 17-të. Piktura e quajtur “Kapja e Shën Pjetrit” u raportua e vjedhur në vitin 2013. Piktura e Rutilio Manetti, një ndjekës i mjeshtrit barok Caravaggio, ekspozohej dikur në një kështjellë në rajonin verior italian të Piemontes.

Sgarbi akuzohet se ka ndryshuar pikturën duke shtuar një qiri në këndin e sipërm, për të fshehur origjinën e saj. Politikani thotë se e ka gjetur veprën gjatë restaurimit të një vile të blerë nga nëna e tij më shumë se 20 vjet më parë. Ai thotë se piktura e tij është origjinale, ndërsa ajo që është raportuar e vjedhur në vitin 2013 ishte një kopje. Denoncimi u bë nga një investigim i programit “Report” në RAI.

Pronari i kështjellës, i cili raportoi për vjedhjen e pikturës, u tha gazetarëve se ajo ishte prerë nga korniza. Ajo tha gjithashtu se një mik i Sgarbit kishte vizituar më herët pronën e tij dhe kishte shprehur një interes për të blerë veprën. Në program u zbulua se një mik tjetër i Sgarbit kishte çuar një pikturë të dëmtuar të quajtur “Kapja e Shën Pjetrit” te një restaurator.

Thuhej se ajo kishte një vrimë me të njëjtën formë si një pjesë e kanavacës së prerë nga korniza e kështjellës së Piemonte në vitin 2013. Kur vepra e restauruar u ekspozua nga Sgarbi në vitin 2021, piktura kishte të shtuar një qiri në këndin e sipërm.

Sgarbi po përballet gjithashtu me akuza për një tjetër një pikturë që i atribuohet artistit francez Valentin de Boulogne, me vlerë 5 milionë euro, e cila u sekuestrua nga policia në Montecarlo. Sgarbi po hetohet nga një prokuror për eksportimin e paligjshëm të pikturës. Ai thotë se ajo është një kopje që nuk i përkiste atij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME