Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENë Venecia u derdh para e madhe kundër meje, gabimi që bëra…

Në Venecia u derdh para e madhe kundër meje, gabimi që bëra…

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha sot në Konventë se në Venecia u derdh para e madhe kundër tij. Ai shtoi se bëri gabim që natën e zgjedhjeve, ikte të bënte presion ndaj mafias dhe Mcgonigal, siç tha ai, që nxitën gjakrat në Kavajë apo vrasjen në Elbasan.

“Në Venecia u derdh para e madhe kundër presidentit. Ishte Balla ai. Unë një gabim e kam bërë. Çfarë? Gabimin e bëra që natën e zgjedhjeve, pasi u zgjodha në 2 të natës në Vlorë, se ikja të bëja presion ndaj mafias dhe Mcgonigal, që nxitën gjakrat në Kavajë apo vrasjen e në Elbasan, që kishin plan ta linin opozitën me 20 mandate, unë i vetëm bëja presionin që duhet të bëja për të shpëtuar pluralizmin.

Më dhimbsej partia ime që kisha krijuar, me po po, jo-jo. Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut. E ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, të Nanos, dhe për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën, e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI”, tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME