SHËNDET

Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

Programi kombëtar i kontrollit shëndetësor bazë check-up, synon zgjerimin falas për të gjithë qytetarët mbi moshën 35 vjeç, pa kufizim të sipërm moshor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se duke nisur nga muaji shtator, programi i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) zgjerohet, duke i dhënë mundësi çdo qytetari mbi 35 vjeç të kryejë kontrollet periodike falas.

Për të kryer kontrollin, qytetarët duhet të kontaktojnë Qendrën Shëndetësore ku janë të regjistruar dhe të marrin informacionin për procedurat e ndjekjes së shërbimit.

Zgjerimi i programit synon të rrisë aksesin e qytetarëve në kontrollet periodike dhe të forcojë parandalimin, përmes identifikimit sa më herët të faktorëve të rrezikut dhe problemeve shëndetësore.

Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë është një nga shërbimet e ofruara falas në kuadër të sistemit publik shëndetësor, me fokus te kujdesi parandalues dhe ndjekja e rregullt e gjendjes shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button