Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENgjarja “historike” për Metën, mbahet sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Ngjarja “historike” për Metën, mbahet sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Ditën e sotme në orën 10:00 nis Konventa e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Mësohet se në Konventë do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar. Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.

Aanëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:

Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)
Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)
Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)
Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)
Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)
Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)
Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)
Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)
Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)
Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë
Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)
Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)
Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)
Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)
Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)
Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)

Sot kreu i PL-së, Ilir Meta postoi një mesazh në “Facebook”, ku ka treguar se ka marrë përshëndetjen e parë nga Vlora për organizimin e Konventës. Pas Vlorës, një tjetër postim tregon dhe përshëndetjen e ‘delegatëve’ Pukës dhe Fushë-Arrëzit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME