AKTUALITETKRYESORE

Ngjarje e rëndë në Tiranë, i riu dhunohet dhe merret peng

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një i ri është marrë peng, duke u dhunuar më parë në mënyrë barbare.

Ngjarja ka ndodhur tek një kompleks pallatesh tek ish-sheshi Shqiponja, ndërsa i riu është futur në makinë me forcë.

Policia e Tiranës është njoftuar për këtë ngjarje, ndërsa ka nisur kërkimet për makinën ku është marrë me forcë i riu.

Deri më tani nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje si dhe shkaqet që çuan në këtë veprim të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button