Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNis zbatimi i Amnistisë Penale, lirohen nga burgu 700 persona

Nis zbatimi i Amnistisë Penale, lirohen nga burgu 700 persona

Nis sot zbatimi i ligjit për amnistinë penale, pas miratimit në Kuvend me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës. Në total nga ky ligj janë 3800 përfitues. Konkretisht, përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të botuar në fletoren zyrtare, nga amnistia do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.

Nga amnistia penale përfitojnë po ashtu të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.

Nga Burgu i Sigurisë Lart në Fier, drejtori Ervin Bushi ka pohuar se nunri i të burgosurve që lirohen duke përfituar nga amnistia është 80 të burgosur ndërsa 80 përfitojnë ulje dënimi dhe lënia e qelisë prej tyre do të kryhet rreth orës 13 të ditës së sotme
Në IEVP Kosovë Lushnje sot lirohen 141 të burgosur. Dalja e tyre do të nisë në orën 13.

Të burgosurit përfituan nga amnistia e miratuar nga Parlamenti Shqiptar para disa ditësh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME