Saturday, July 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËNisin negociatat brenda PD, Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar

Nisin negociatat brenda PD, Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka zbuluar detaje nga negociatat brenda PD. Bisedimet nisën pas ftesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të dalë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet lokale. Teksa komentonte “negociatat” mes grupit të Alibeajt dhe të Berishës, Çupi deklaroi se Gazment Bardhi dhe Edi Paloka kanë diskutuar lidhur me këtë çështje. Por deputetja e PD-së nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me bisedimet.

Në një intervistë për Ora News, ajo u shpreh se Paloka ndodhet jashtë vendit dhe në momentin që do të kthehet, do të ulet për të komunikuar me Bardhin për të finalizuar atë që duan demokratët, të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.

“Iu përgjigjëm ftesës së Berishës për një kandidat të vetëm në zgjedhje. Nuk mund të bëhen diskutime me gjithë grupin, por do të kemi një përfaqësues. Në mënyrë unanime është mandatuar Gazment Bardhi.

Unë e di se Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar ditën e sotme, edhe pse Paloka është jashtë vendit. Sapo ai të kthehet do të ulen për të finalizuar atë që të gjithë demokratët duan; për të dalë në zgjedhje me një kandidat të vetëm” – tha Çupi. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME