Zërave se shumë shpejt Bashkimi Europian do ndjekë të njëjtën politikë si SHBA dhe Britania për të shpallur non grata duke sanksionuar zyrtarët e korruptuar u është përgjigjur ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann. Në një intervistë të parë për Euronews Albania, diplomatja tha se nuk ka asnjë nismë apo propozim të tillë nga BE.
PJESË NGA INTERVISTA:
Gazetarja: Zonja Ambasadore, për sa i përket zyrtarëve të korruptuar dhe jo vetëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Britania e Madhe duket se janë në unison për sanksionet ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve për korrupsion dhe jo vetëm. A do të ketë edhe nga Bashkimi Evropian sanksione mbi zyrtarët dhe ish-zyrtarët, pra të ndiqet e njëjta linjë që po ndjekin SHBA dhe Britania?
Ambasadorja: Nuk kam parë asnjë nismë të tillë në Bashkimin Evropian, është një vendim që merret nga 27 vendet anëtare, por nuk e kam parë deri më sot.
Gazetarja: Pra, do të duhej miratimi i 27 vendeve anëtare për ta bërë diçka të tillë?
Ambasadorja: Po, ashtu duhet të jetë.
Gazetarja: Dhe do të ishte e vështirë për të gjetur një konsensus mes 27 shteteve?
Ambasadorja: Unë nuk kam parë ndonjë propozim, në fakt. Duhet një propozim para se të diskutohet. Dhe nuk kam parë asnjë propozim.