Uncategorized

Nuk udhëton në SHBA, Milani lë në shtëpi sulmuesin që mori vjet nga Liverpooli

Divock Origi nuk do të udhëtojë në SHBA. Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, në versionin e saj online, Milani ka marrë vendimin dhe nëse nuk ka ndryshime në 48 orët e ardhshme, klubi do të lejë sulmuesin belg në Milano në pritje të zhvillimeve të mundshme në merkato.

Ish-lojtari i Liverpool-it zhgënjeu sezonin e kaluar, pas ardhjes së tij në Serie A si transferim i lirë një vit më parë dhe nuk është pjesë e planeve të Stefano Piolit.

Përveç Origit, në Milano mund të qëndrojnë edhe Ante Rebic dhe Fode Ballo-Toure, të cilët mund të largohen nga klubi kuqezi këtë verë. Drejtuesit që janë në pritje të ofertave për tre lojtarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button