Kryeministri Rama ka shpërndarë një status në rrjetet sociale ku pohonë se koleksionistë automjetesh për këtë vit kalendarik aktivitetin e tyre e kanë nisur në Prizreni në Kosovë e do vijojnë në Durrës e destinacioni në datën 19 korrik në Apoloninë e Fierit.
Për kureshtje të lexuesve në këtë aktivitet “Retro 2022” edhe Fieri përfaqsohot nga nje koleksionist makinash E S i cili prej disa vitesh koleksionon automjete të “vjetra” të cilat pasi i merr i riparon, i sjell në gjendje pune dhe i mban të parkuara diku duke i përdorur në evente të ndryshme.
“Old Timer & Retro Fest 2022”, një maratonë kulturore midis Prizrenit, Durrësit e Fierit, me ndalesë në Parkun Arkeologjik të Apollonisë
Nisi me Prizrenin për të vijuar sot në orën 18:00 në shëtitoren “Vollga” në Durrës e më pas në Fier. Deri më 19 korrik eventit do ti bashkohen dhjetra makina të koleksionistëve edhe nga Hungaria, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut
Ky udhëtim i përvitshëm promovon jo vetëm mjetet historike, elementët e kulturës e muzikës, por edhe lidhjen e ngushtë midis vendeve, përmes pasionit për koleksionimin