Olivia Rodrigo në një romancë të re dashurie

Olivia Rodrigo duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj personale. Ajo është parë në një takim romantik me Cameron Winter, vokalistin e grupit indie rock Geese, vetëm katër muaj pas ndarjes nga aktori britanik Louis Partridge.
Sipas raportimeve, dyshja është fotografuar gjatë një darke në Los Anxhelos, ku Rodrigo kishte zgjedhur një stil casual ndërsa Winter ishte veshur me një T-shirt të zezë dhe pantallona të zeza.
Pas darkës, ata janë parë duke ecur së bashku drejt makinës, duke buzëqeshur dhe biseduar në mënyrë të afërt.
Burime pranë këngëtares nuk kanë komentuar ende publikisht mbi marrëdhënien e re, por pamjet sugjerojnë një kimi të dukshme mes tyre.
Grupi i Winter, Geese, i formuar në vitin 2016, fitoi vëmendje të madhe me albumin e tyre të vitit 2025, “Getting Killed”. Ndërkohë, jeta private e tij ka qenë relativisht larg vëmendjes mediatike deri më tani.
Nga ana tjetër, Rodrigo i dha fund lidhjes dyvjeçare me Partridge në fund të vitit 2025. Sipas burimeve, ndarja ishte e vështirë për të dy, ndërsa miqtë e çiftit u surprizuan nga vendimi për t’u ndarë. Madje, këngëtarja ishte parë emocionalisht e prekur duke folur për ndarjen në një festë në Londër.
Para lidhjes me Partridge, Rodrigo ka qenë e përfolur për romanca me emra si Zack Bia, Adam Faze dhe kolegu i saj nga “High School Musical: The Musical: The Series”, Joshua Bassett.









