Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAOperacion antidrogë/ Të paktën 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Operacion antidrogë/ Të paktën 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Spanjë – Goditet organizata kriminale në Spanjë. Të paktën 12 persona, pjesë e kësaj organizate që merreshin me trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar gjatë operacionit “GREENHAD” të zhvilluar nga autoritetet spanjolle.

Pas hetimeve të realizuara nga autoritetet, u bë e mundur identifikimi i pronarit të një banese që përdorej për kultivimin e kanabisit, i cili rezultoi të ishte një shqiptar.

Gjithashtu shqiptari i arrestuar kishte dijeni edhe për disa zona të tjera që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike në provincën e Valencias, që kontrolloheshin nga disa shtetas të huaj por edhe nga shqiptarë.

Pesë kontrolle u kryen në një banesë dhe në një plantacion kanabisi në qytetet Chiva, La Eliana, Sagunto dhe Torrella, ku u sekuestruan pothuajse 1 ton marijuanë, 5 automjete, materiale të përdorura për plantacionet dhe më shumë se 14 mijë euro para cash.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME