Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë, që u zhvillua të enjten, në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Mësohet se kryetari i shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Eneo Sulejmanaj ishte personi që i jepte makinës tip “Tiguan”, që tentoi të shtypte me makinë efektivët e policisë.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmë policia u përpoq të arrestonte tre furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut.
Ata ishin nën vëzhgimin e bluve dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike. Në momentin që u përballën me patrullën e policisë, ata lëvizën mbrapa, duke përplasur makinën e efektivëve dhe duke rrezikuar policët që ishin në këmbë.