Uncategorized
Operacioni antidrogë në Tiranë, kreu i Transportit Ndërqytetës kapet me 1 kg kokainë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë, që u zhvillua të enjten, në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Mësohet se kryetari i shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Eneo Sulejmanaj ishte personi që i jepte makinës tip “Tiguan”, që tentoi të shtypte me makinë efektivët e policisë.

Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmë policia u përpoq të arrestonte tre furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut.
Ata ishin nën vëzhgimin e bluve dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike. Në momentin që u përballën me patrullën e policisë, ata lëvizën mbrapa, duke përplasur makinën e efektivëve dhe duke rrezikuar policët që ishin në këmbë.
Në këto kushte efektivët e policisë kanë qëlluar me armë zjarri duke plagosur në këmbë 30-vjeçarin Eneo Sulejmanaj. Bashkë me Sulejmanin janë arrestuar edhe dy të rinj, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj.