Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRrethohet dhe arrestohet 24 vjeçari, u gjetën 2 mina me telekomandë

Rrethohet dhe arrestohet 24 vjeçari, u gjetën 2 mina me telekomandë

Policia e Shtetit ka arritur të arrestojë në afërsi të Milotit, një të ri nga Fusha Kruja që kishte fshehur në trup dy mina me telekomandë, të cilat siç u zbulua më pas do t’ia shiste grupeve kriminale në Lezhë. 24-vjeçari A.A. që dyshohet se se i montonte vetë minat u kap gjatë një operacioni të posaçëm në afërsi të Milotit.

Në vazhdën e operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një person nga Fushë Kruja që po udhëtonte në drejtim të Lezhës kishte me vete mina me telekomandë për t’ua shitur grupeve kriminale, Policia e Shtetit ka organizuar operacionin policor të koduar “Horizonti”.

Policia e ka lokalizuar në afërsi të Milotit të dyshuarin Akil Selimi Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë me lëndë plasëse C4 për shpërthim në distancë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi i tij, Akil Selimi 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME