Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Deal" arreston shqiptarin që shiste doza canabissi dhe italianin që...

Operacioni policor “Deal” arreston shqiptarin që shiste doza canabissi dhe italianin që e blinte

Lushnjë – Finalizohet falë inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “Deal”. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

U kap në flagrancë teksa shiste doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet 42-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në pranga edhe një 20-vjeçar nga Italia, pasi u kap duke blerë dozat e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Deal”, në kuadër të të cilit u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Gani Satka, 42 vjeç, banues në Dimal dhe Riccardo Andonie, 20 vjeç, banues në Itali.

42-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë, në automjetin që drejtonte, teksa i shiste shtetasit Riccardo Andonie doza të dyshuara lënde narkotike kanabis. Këto doza u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME