Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedEvdar Kodheli: Subashi ka investuar në qëndër, periferia si në mesjetë (foto...

Evdar Kodheli: Subashi ka investuar në qëndër, periferia si në mesjetë (foto e vidio)

Fier – Ujë , rrugë , drita, kanalizime të ujërave të zeza, kanale kulluese e vaditëse , transport publik dhe problemet me dokumentacionin e tokave bujqësore, këto janë disa nga problemet e shumta të banorëve të periferisë së bashkisë Fier që i adresuan kandidatit për kryebashkiak nga PD Evdar Kodheli

Ky është refreni shumëvjecar i banorëve të Darëzezës, Verrisë, Kallmit të Madh e të Vogël , të cilët edhe pse jetojnë në zona me potencial të jashtëzakonshëm turistik e ekonomik , nuk u ofrohen as shërbimet më bazike.


Të qetë e punëtorë , por të papërkrahur e madje edhe të persekutuar politikë si votues jo të Rilindjes, banorët e këtyre zonave ,kërkojnë një tjetër model të qeverisjes vendore.


Gjatë kësaj fushate elektorale , do të jemi pranë cdo qytetari , që ka nevojë të ndihet i përfaqësuar dhe i mirëqeverisur .

Programi ynë do të ketë në fokus të kryesor , vecanërisht zonat rurale të keqmenaxhuara ndër vite dhe ky do të jetë prioriteti im kryesor në krye të bashkisë Fier, u ka pohuar kandidati Kodheli banorëve në takime të ndryshme

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME