Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Libofsha" arreston 39 vjeçarin me një kilogram kanabis të ndarë...

Operacioni policor “Libofsha” arreston 39 vjeçarin me një kilogram kanabis të ndarë në doza dhe fara hashashi. (vidio)

Fier – Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Sektori Operacional ,në DVP Fier, operacioni policor antidrogë i koduar “Libofsha”.

Mbante në banesë rreth 1 kg kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje dhe fara bimësh narkotike, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari, përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në fshatin Libofshë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Libofsha”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Elkid Kaçeli, 39 vjeç, banues në Libofshë, Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekustruan në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e së cilës e ndarë në 127 doza, e gatshme për t’u shitur dhe 62 fara kanabisi. 39-vjeçari, përsëritës për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, u arrestua gjithashtu më 31.10.2021, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 kg kanabis në stanin në pronësi të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME