Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedOsmani: Vuçiç nuk do t’ia arrijë të destabilizojë Kosovën

Osmani: Vuçiç nuk do t’ia arrijë të destabilizojë Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës duke thënë se policia po punon pa ndaluar që të garantohet respektimi i ligjit dhe liria e lëvizjes. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se veprimet janë duke u marrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie. Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi.

Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes. Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar”, shkruan ajo.

Osmani tha se veprimet nga grupet serbe në veri janë përpjekje të Vucicit që të destabilizohet Kosova.

“Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë”, shtoi ajo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME