Sunday, December 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPAPËRGJEGJËSHMËRIA E PUSHTETIT EDHE MUNDË TË VRASË

PAPËRGJEGJËSHMËRIA E PUSHTETIT EDHE MUNDË TË VRASË

Nga Eduart Sharka – Kete here ne Lushnje patem fatin te mos paguanim me jete njeriu kete papergjeshmeri dhe per kete falenderojme Zotin, por, demet materiale jane kolosale dhe do ndikojne shume ne ekonomine e komunitetit tone! Dhjetra biznese humben mundin e jetes nga ky zjarr ne qendren tregtare dhe mesa degjojme, nuk kane asnje shprese per kompensim apo demshperblim, zakonisht rilindja vetem shpenzimet e funeralit merr persiper.

Papergjeshmeria e pushtetit ze fill heret per kete rast, sipas meje. Ze fill qe nga lejet e ndertimit te dhena ne kushte te tilla, ku sherbimi zjarrfikes nuk mund te jepet ne kohe dhe me efektivitet, per shkak te hapesirave te vogla ndermjet ndertesave. Per papergjegjshmeri flet edhe fakti qe forcat zjafikese te bashkise sone, nuk jane pajisur me mjetet e duhura per te qene efektiv ne shuarjen e zjarrit dhe shpetimin e jeteve njerezore (shkalle, bombula oksigjeni, kundragaz etj.).

Kjo del me ne pah kur fatkeqesia ndodh ne ndertesa te larta, qe ne Lushnje nuk jane pak. Sikurse thote populli, “nga goja s’vjen gje”, por ne nje rast tjeter fatkeq si ky, ne nje ndertese te larte ne Lushnje, rreziku mund te jete i atille qe nuk lejon te priten te vijne zjarrfikes me shkalle nga Tirana bashke me Taulantin.

Shkallet dhe pajisjet e tjera te domosdoshme antizjarr, duhet te jene ketu si garanci per jetet e njerezve. Papergjeshmeria eshte model i qeverisjes rilindase, ne fakt dhe, ne kete aspekt jane ne gare vetem me veten. Mjafton te kujtojme per kete faktin qe deri ne gusht te ketij viti, Bashkia Lushnje kishte vetem nje zjarrfikese me kapacitet 200 litra. Kete fakt e kemi denoncuar me kohe. Bashkia Lushnje ka nje buxhet, shpenzimet e te cilit per vitin 2023 shkojne rreth 16 milion euro, por ne te nuk ka asnje ze ku te parashikohen shpenzime per te pajisur zjarrfiksit me pajisjet e duhura.

Ne si opozite do te kerkojme ndryshim te ketij buxheti, duke kerkuar sa me siper dhe te tjera rialokime ne sherbim te mbrojtjes se jetes dhe prones se qytetareve tane, me qellim qe t’mos shkrumbohen jete apo pasuri te qytetareve lushnjare, teksa Taulanti gjen rastin te prononcohet si sfidues i flakeve, perballe te cilave dhe ngrohet.

Shpresojme qe mazhoranca e keshillit dhe profili fals, te reagojne pas kesaj qe pesuam nga zjarri ne qendren tregtare!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME