Uncategorized
Partizani fiton me përmbysje në Letoni, një hap larg Play Off-it të Conference League
Partizani merr një fitore të madhe në Letoni përballë Valmieras dhe hedh një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e Play Off të Conference League.
Demat fitojnë me përmbysje 2-1 në transfertën e Rigas dhe shtojnë shanset për një kualifikim të mundshëm në turin tjetër të turneut.
Vendasit mbyllin pjesën e parë në avantazh falë një super goli të shënuar nga Souza, por kampionët e Shqipërisë reagojnë në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Carën.
Pak minuta më vonë është Rrapaj ai që shënon golin e përmbysjes me një goditje të bukur nga distanca. Në këtë mënyrë Partizani luan e qetë ndeshjen e kthimit, që od të luhet në Elbasan.