Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAParulla kundër Putin/ Si mijëra rusë vranë frikën në funeralin e Navalny

Parulla kundër Putin/ Si mijëra rusë vranë frikën në funeralin e Navalny

Mijëra rusë sfiduan frikën duke dalë në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny. Kritiku më i zëshëm i presidentit Vladimir Putin vdiq në burg më 16 shkurt. Autoritetet kishin paralajmëruar se çdo protestë do të ishte e paligjshme. Por policia, e dislokuar në një numër të madh qëndroi pranë turmës kur ajo brohoriste emrin e Navalny ose hidhte parulla kundër presidentit rus. Mbështetësit dhe të afërmit, si dhe shumë liderë të huaj, kanë fajësuar Putinin për vdekjen e tij.

Autoritetet ruse mohojnë çdo akuzë të tillë, duke thënë se Navalny vdiq për shkaqe natyrore. Ai ishte duke vuajtur një dënim të gjatë për akuza të sajuara në një koloni penale në Arktik. Frika ishte se autoritetet nuk do të lejonin funeralin e së premtes. Në të vërtetë, të premten në mëngjes një prani e fortë policore ishte e dukshme në Maryino, zona e Moskës ku u mbajt funerali dhe ku Navalny jetoi me familjen e tij për shumë vite.

Në një moment, ekipi i Navalny vlerësoi se radha e njerëzve shtrihej mbi 1 km pavarësisht ditës gri të dimrit në të cilën temperaturat lëviznin pak mbi zero. Megjithatë, asnjë nga policët, shumë prej të cilëve ishin të pajisur me ashpër nuk ndërhyri edhe kur shprehjet e mbështetjes për Navalny u bënë haptazi politike. Mijëra njerëz thërrisnin “Jo luftës”, “Rusia pa Putin” dhe “Rusia do të jetë e lirë”, slogane që më parë kanë futur shumë rusë në burg.

Navalny funeral: Hundreds gather in Moscow for ceremony – DW – 03/01/2024

Ceremonia mortore filloi pak pas orës 14:00 me orën e Moskës në Kishën e Ikonës së Zojës, “Shuaj dhimbjet e mia”. Ceremonia erdhi pas shumë pasigurish dhe ankesash nga ekipi i Navalny se autoritetet i kishin vështirësuar procedurat, madje edhe gjetja e një makine funerali ishte bërë një problem.

Megjithatë, qindra njerëz filluan të mbërrinin që disa orë përpara se të niste ceremonia. Më vonë atyre iu bashkuan personalitete të huaja, duke përfshirë ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës. Ceremonia brenda kishës ishte e shkurtër. Një video në rrjetet sociale tregoi arkivolin e hapur që është e zakonshme në Rusi, me vajtuesit që bënin nderime. Nëna e Navalny, Lyudmila, dhe babai i tij, Anatoli, u panë të ulur pranë.

Alexei Navalny funeral live updates: Russian opposition leader buried in Moscow

Kur ra kambana e kishës dhe arkivoli i Navalny u nxor jashtë, njerëzit hodhën trëndafila dhe karafila mbi makinën e varrimit dhe thirrën: “Nuk do t’ju harrojmë!” Disa njerëz iu afruan Lyudmilës pasi mbaroi shërbimi dhe e përqafuan duke i thënë: “Faleminderit për djalin tënd” dhe “Na fal”. E veja e Navalny, Yulia, fëmijët e tij Daria, 23 vjeç, dhe Zakhar, 15 vjeç si dhe vëllai i tij Oleg mendohet se jetojnë jashtë vendit dhe nuk ishin të pranishëm.

Navalny laid to rest as thousands gather for Moscow funeral

Julia ka deklaruar së fundmi se do të vazhdojë punën e tij politike që do të thotë se është ndoshta e pasigurt për të që të kthehet në Rusi, ku Fondacioni Anti-Korrupsion i Navalny është shpallur një organizatë ekstremiste. Ajo shpërndau një homazh prekëse në rrjetet sociale kur funerali ishte duke u zhvilluar, duke falënderuar Navalny për “26 vjet lumturi absolute”.

Alexei Navalny funeral: Crowds of mourners in Moscow chant 'Putin is a murderer', 'Russia without Putin' and 'No to war' – latest

“Nuk e di se si të jetoj pa ty, por do të përpiqem ta bëj që ti atje lart të jesh i lumtur dhe krenar për mua”, – u shpreh ajo. Në mungesë të një mediaje të pavarur ruse, ekipi i Navalny në Fondacionin Kundër Korrupsionit mori përsipër të sigurojë një transmetim të drejtpërdrejtë të ceremonive të varrimit. Kanali në YouTube nga i cili Navalny u drejtohej rregullisht mbështetësve të tij transmetoi pamje nga funerali i tij. Më shumë se një çerek milion njerëz e panë atë gjatë gjithë ditës. Varrimi u bë në varrezat e Borisovskoye rreth orës 16:00.

Arkivoli i Navalny u ul në tokë nën tingujt e këngës “My Way” të Frank Sinatra dhe një interpretim orkestral të një kënge nga Terminator 2. “Navalny mendonte se “Terminator 2” ishte filmi më i mirë në të gjithë botën” – sqaroi zëdhënësja e tij Kira Yarmysh në rrjetet sociale. Edhe kur po binte muzgu, njerëzit vaijonin të mbanin radhë jashtë varrezave, ku ishte varur një tabelë ku shkruhej: “Putini e vrau, por nuk e theu”.

Alexei Navalny death: Putin foe is buried in Moscow as thousands attend under heavy police presence

“Nuk është koha për të qenë frikacak. Ata njerëz në qeverinë tonë janë frikacakë sepse kanë frikë nga ne” – tha një person për emisionin NewsHour të BBC-së. “Ne jemi vetëm njerëz me lule dhe varre. Kjo është e gjitha.” Deri të premten në mbrëmje, 45 persona thuhet se ishin arrestuar në të gjithë Rusinë për shkak se u bashkuar ceremonive përkujtimore për varrimin e Navalny.

Megjithatë, goditja e ashpër ndaj pjesëmarrësve që shumëkush kishte frikë nuk u realizua. Kjo ishte ndryshe nga përgjigja e autoriteteve ndaj njerëzve që vendosnin lule në përkujtimoret e improvizuara pas vdekjes së Navalny ku pati disa qindra arrestime. Ka mundësi që në ditët në vijim policia të kërkojë disa nga ata që morën pjesë në ceremoninë e sotme. Në fillim të kësaj jave u raportua se në perimetrin e varrezave ishin vendosur kamera vëzhgimi.

Putin's worst nightmare: Even in death, Alexei Navalny proves to be Vladimir's nemesis as huge crowds chant 'Russia without Putin' and 'Putin is a killer' during funeral in greatest challenge to Vladimir

Përpara funeralit, “Departamenti i Parë” një grup avokatësh mbrojtës të të drejtave të njeriut kishte paralajmëruar se ndalimet pas ceremonisë “nuk mund të përjashtohen” dhe këshilloheshin mbështetësit që “të qëndronin nën radarin e forcave të sigurisë, të mos përdorin transportin publik ose të aplikonin për dokumente në ditët pas funeralit”.

Grumbullimi i sotëm ka të ngjarë të jetë më i madhi i opozitës në Rusi që nga burgimi i Navalny në janar 2021. Shumë nga pjesëmarrësit mund të kenë ndjerë se ishte shansi i tyre i fundit për t’u mbledhur me mijëra njerëz me mendje të njëjtë. Për gati një dekadë, Navalny mundi të organizonte protesta dhe marshime që shpesh tërhoqën dhjetëra mijëra njerëz në Moskë dhe qytete të tjera. Me largimin e tij, tashmë është e paqartë se kush tjetër mund të tërheqë atë lloj mbështetjeje popullore që ai mundi të mblidhte. ©BBC

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME