Sunday, July 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPas 37 vitesh, Flamurtari-Barcelona rikthehet në fushë

Pas 37 vitesh, Flamurtari-Barcelona rikthehet në fushë

Ish-futbollisti Vasil Ruci i ftuar në ”Euronews Albania”, tha kujtimet e tij për ndeshjen historike të Flamurtarit me Barcelonën. Flamurtari dhe Barcelona do të rikthehen në fushë pas 37 vitesh. Në vitin 1987, Flamurtari u përball me Barcelonën, duke fituar ndeshjen e parë dhe duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Përballja mbetet e gdhendur në memorien e futbolldashësve shqiptarë. Protagonistët e atyre ndeshjeve, përfshirë Vasil Rucin dhe Kreshnik Çipin nga Flamurtari, do të luajnë një ndeshje miqësore në stadiumin Flamurtari.

Në dy sezone, 1986-1987 dhe 1987-1988, Flamurtari u përball katër herë në Kupën e Europës kundër Barcelonës, duke fituar një herë, barazuar dy dhe humbur vetëm një ndeshje.  Ndeshja do të zhvillohet më 29 qershor në stadiumin Flamurtari dhe do të jetë një ngjarje e veçantë për qytetin e Vlorës dhe tifozët e futbollit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME