Detaje të reja janë zbardhur për atentatin në Lezhë mbrëmjen e djeshme, ku u shënjestrua dhe u vra 40-vjeçari Entjan Nikulaj. Pasi kanë kryer vrasjen, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMW ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura.
Mësohet se automjeti me targa AB138HT rezulton i vjedhur më 29 nëntor në Tiranë. Pas vrasjes, autorët i kanë vënë zjarrin automjetit në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk.
Makinës i është vënë zjarri në vendin ku u vra Admir Murataj dhe brenda saj janë gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov.