Partia Demokratike ka ndezur motorët për të koordinuar aksionin politik në të gjitha degët e Shqipërisë në këtë fillim sezoni.
Kryesia e PD-së ka zbardhur udhëzimin e saj për degët të cilat duhet të mblidhen dhe të organizohen në të gjitha nivelet për të bërë të mundur gjallërimin e jetës politike, angazhimin e sa më shumë figurave publike dhe plotësimin e strukturës organizative të degëve.
Sipas udhëzimit, mbledhjet e para duhet fillojnë brenda datës 12 shtator.