Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËÇibani 4 miliardë e gjysmë lekë

Çibani 4 miliardë e gjysmë lekë

Nga Klodian Tomorri – Ky eshte cibani qe do i ngulin mes per mes kryeministrise. E ka projektuar Chris Prechti. 4 miliarde e 300 milione leke te vjetra ose 3.7 milione euro do ta paguaje populli kete. Kaq leke jep qeveria per te gjithe te papunet ne nje vit. Kaq eshte e gjithe fatura e subvencionimit te transportit publik, qe dalin e reklamojne si nderhyrje antikrize.

Tani, identik si kjo kam pare nje stalle derrash ne Ure Vajgurore une. Identik keshtu, me trare dhe derrasa. Ndryshimi i vetem eshte se kur e ben fermeri e quan stalle, kurse kur e ben qeveria e quan art dhe instalacion. Ah ka dhe nje ndryshim tjeter. Kjo paska dhe ca lule neper te.

Shikoni si e argumentojne shpenzimin ne DST:
Tribuna, një rampë me ulëse, ofron një platformë për evente gjatë ditës (konferenca zyrtare) dhe në mbrëmje (leksione, koncerte, fjalime), ndërkohë që bimët në strukturë mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale dhe do të ofrojë një sfond të bukur për eventet. Nderkohe qe kalimet e propozuara dhe ndenjëset e vogla lejojnë publikun të pushojë, të mbushet me frymë dhe të krijojnë takime në vende të ndryshme të Eden-it.

4 miliarde e 300 milione leke qe te mbushen keta me fryme tek ndenjeset e vogla te stalles. Shqiperise po i vjen rrotull Qameti. Nga njera ane energjia, nga ana tjeter kriza e cmimeve. Keta shpenzojne para per cibanin e kryeministrise.

Nuk kemi leke per energji, por kemi per stalla.
Nuk kemi leke per te rritur rrogat, por kemi per cibane,
Nuk ka leke per pensione, por ka per pisten e Gonxhes ne Elbasan.
Por qershia mbi torte eshte qe ministrja e energjise i ben thirrje popullit t’i laje rrobat me 30 grade per te kursyer energji.

Dhe tragjedia me e madhe ne gjithe kete eshte se ministrja e Financave nuk thote asnje fjale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME