AKTUALITET
Peleshi i tregon vijën e kuqe Manjas

Një debat është zhvilluar mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi në seancë plenare. Shkak është bërë kërkesa e Manjës për të marrë fjalën pas kryedemokratit Sali Berisha. Peleshi refuzoi kërkesën e deputetit dhe tha se nuk mund të prishet radha e fjalës në diskutime.
“Zoti Balla e ka fjalën. Nuk mundet, jemi në diskutime me minutazh të përcaktuar. Unë nuk jam Niko. Ju lutem se po marrim minutat. Zoti Manja mos t’i ngelet hatri askujt është me minutazh të caktuar. Kur të vijë radha do flisni. Nuk mund të flisni që tani se parakalohet lista. Jemi me minutazh të përcaktuar. Kur tju vijë radha do flisni”, tha Peleshi.








