Sunday, June 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE“Përfaqëson identitetin kombëtar”, FSHF prezanton këngën që do shoqërojë kuqezinjtë në Euro...

“Përfaqëson identitetin kombëtar”, FSHF prezanton këngën që do shoqërojë kuqezinjtë në Euro 2024

Pak dite nga starti i Europianit, Federata Shqiptare bën me dije se kombëtarja do të ketë një këngë dedikuar asaj dhe gjithë tifozëve me rastin e kësaj feste të madhe të sportit më të bukur në botë.

Në faqen e FSHF mësohet se kënga titullohet “Albania” dhe është realizuar nga muzikanti Capital T. Federata shton se ajo përfaqëson identitetin tonë kombëtar,

“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria”, shkruhet në njoftim

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME