Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPërfaqësues të partive të opozitës shkuan te Begaj për datën zgjedhore. Balla,...

Përfaqësues të partive të opozitës shkuan te Begaj për datën zgjedhore. Balla, gati të fitojmë zgjedhjet lokale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë nga vizita që ka mbajtur presidencë me Bajram Begaj-n. Ai ka thënë se me presidentin ka folur lidhur me datën e zgjedhjeve lokale. Balla deklaroi se PS nuk kishte dhënë një datë konkrete për zgjedhjet. Megjithatë ai shtoi se Partia Socialiste është e gatshme t’i fitojë ato kurdo që të mbahen.

I pyetur mbi takimin e Bylykbashit me Begaj-n, Balla tha se kryetarë të grupeve parlamentare të opozitës ishin Alibeaj, Dode dhe Mediu. Por kreu i grupit parlamentar të PS-së shtoi se çdo deputet kishte të drejtë të takohej me presidentin.

Balla:

Folëm për shumë çështje që përfshijnë kompetencat e presidentit të republikës. Mendoj se të gjitha palët politike duhet të respektojnë kompetencat e presidentit për datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Një gjë është e siguritë, zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill-15 maj. Ne nuk kemi qenë të prerë për një sugjerim tonin për këtë datë. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhje dhe natyrisht edhe t’i fitojë ato.

Unë nuk di kë ka pritur zoti Begaj se nuk mbaj regjistrin e cilit hyn dhe cilit del nga presidenca. Unë di që të gjitha autoritetet në këtë vend respektojnë ligjin dhe vendimet e gjykatës. Në këtë këndvështrim unë mendoj se në kuvendin e Shqipërisë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, janë Mediu, Alibeaj dhe Doda. Tradita përfshin konsultimin me kryetarët e grupeve parlamentare.

Pastaj nëse deputetë të caktuar kërkojnë takime me presidentin e republikës, për këtë pyetni vetë presidentin. Nuk jam punonjës i protokollit të presidencës. Për mua e rëndësishme është që presidenti i Republikës e ka kthyer presidencën në normalitet. PS do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe jam i sigurtë për një rezultat të shkëlqyer të PS-së.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME