Ka bërë xhiron e mediave sociale një aksident në Arizona të SHBA
2 persona që ndodheshin në një market, patën shumë fat pasi një makinë me shpejtësi përfundoi brenda.
Siç shihet në pamje makina hyn në dyqan duke thyer xhamin duke marrë para dy personat.
Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar pasi drejtuesi i mjetit ka shtypur aksidentalisht gazin në vend të pedalit të frenave.
Më pas mjeti ndalon dhe lëviz mbrapsht drejt hyrjes së dyqanit. Dy personat janë transportuar në spital me plagë të lehta.