Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEKim K i kërkon falje familjes së saj.

Kim K i kërkon falje familjes së saj.

Kim Kardashian i kërkoi falje familjes së saj për mënyrën sesi ish-bashkëshorti i saj Kanye West i trajtoi ata në sytë e publikut.

Themeluesja e ‘Skims;, tha në episodin e së enjtes të “The Kardashians” të Hulu se ajo nuk do të mbronte më reperin dhe nuk do të “lejonte askënd t’i trajtonte” më të dashurit e saj “në atë mënyrë”.

Kim u ul me nënën Kris Jenner, motrat Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian dhe Kendall Jenner, të dashurin e Kris, Corey Gamble dhe  Travis Barker, për t’i paralajmëruar se West do të publikonte një këngë të re.

“Ai po flet budallalliqe për mua,” i tha grupit, Kim. “Shumica e burrave nuk e trajtojnë nënën e fëmijëve të tyre ashtu publikisht,” u shpreh Khloé.

Kris vuri në dukje se ajo “nuk ka bërë asgjë tjetër veçse është sjellur mirë me të” pavarësisht nga sharjet e shumta të West në mediat sociale kundër saj  familjes dhe së fundmi, partnerit Pete Davidson.

“Kur njerëzit thonë gjëra nënçmuese për cilindo prej nesh, na lëndon të gjithëve sepse një ditë fëmijët tuaj do t’i lexojnë të gjitha dhe do t’i shohin të gjitha, dhe kjo është diçka për të cilën të gjithë duhet të jenë vërtet të vetëdijshëm,”rrëfeu Jenner.

“Gjithçka që mund të bëj është të kontrolloj se si reagoj ndaj diçkaje,” iu pëgjigj Kim. “Unë nuk mund të kontrolloj se si ai më trajton mua ose, e dini, se si ju trajton gjithmonë ju.”

“Dhe e kam mbrojtur  për kaq shumë kohë. Më falni! Nuk do ta lejoj më kurrë që të ndodhë me ju dhe, për shembull, ndihem për të parë në jetën time e fortë”, përfundoi sipërmarrësja bisedën. “Unë nuk do të lejoj askënd që t’ju trajtojë në këtë mënyrë apo veten time.”

Kardashian bëri kërkesë për divorc nga fituesi i Grammy në shkurt 2021 dhe ata u shpallën ligjërisht beqarë këtë mars. Ata kanë katër fëmijë: North, 8, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 3.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME